LAJMI I FUNDIT:

Japonia miraton vaksinën e BioNTech-Pfizer kundër COVID-19

Japonia miraton vaksinën e BioNTech-Pfizer kundër COVID-19

Japonia ka miratuar zyrtarisht përdorimin e vaksinës që prodhuesi farmaceutik BioNTech-Pfizer ka zhvilluar kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies e cila më 12 shkurt ndezi “dritën e gjelbër” për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga BioNTech-Pfizer njoftoi se përdorimi lokal i saj është i përshtatshëm.

Vaksina e BioNTech-Pfizer për të cilën aplikimi u bë në dhjetor 2020, është vaksina e parë që miratohet në Japoni në kuadër të luftës kundër COVID-19.


Kjo vaksinë është planifikuar të aplikohet në vend tek personat e moshës mbi 16 vjeç në dy doza me diferencë tri javore. Ndërkohë në Japoni brenda javës mbërritën pjesa e parë e vaksinave prej 400 mijë doza.

AstraZeneca po pret miratimin

Kompania farmaceutike britaniko-suedeze, AstraZeneca ka aplikuar më 5 shkurt në ministri për miratimin e përdorimit të vaksinës që ajo ka zhvilluar.

Sipas aplikimit, rezultatet e testeve klinike të filluara në gusht 2020 në Japoni do t’i dorëzohen ministrisë në fund të muajit mars.

Ministria pas krahasimit të të dhënave brenda dhe jashtë vendit do të marrë vendimin për efektin dhe sigurinë e vaksinës.

Janë porositur 310 milionë doza të vaksinës

Sipas kalendarit aktual, në vend në mes të muajit mars do të fillojë vaksinimi për 3.7 milionë punonjës të shëndetësisë, ndërsa në prill për personat mbi 65 vjeç.

Qeveria japoneze ka njoftuar se nga kompanitë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna ka porositur gjithsej 310 milionë doza të vaksinës të cilat do të mjaftojnë për 157 milionë banorë në vend.

Japonia synon që në gjysmën e parë të vitit të furnizohet me vaksinën për të gjithë popullsinë e vendit. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Shefi i NATO-s në Sarajevë: Nuk është viti 1992 - sulmet ndaj rendit kushtetues janë të papranueshme

Bosnja
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Kalo në kategori