Site icon Telegrafi

Japonia inauguron misionin e ri të pavarur në NATO, kërkohet forcimi i bashkëpunimit përballë kërcënimeve globale

Japonia ka inauguruar zyrtarisht një mision të pavarur në aleancën ushtarake të NATO-s, ndërsa Tokio dhe NATO kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin në mes të tensioneve të përshkallëzuara nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut.

Bëhet e ditur se misioni i ri drejtohet nga Osamu Izawa.

Ai do të marrë përsipër rolin e ngarkuar aktualisht nga ambasadori në Belgjikë, Masahiro Mikami, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa të enjten, zyrtarë nga Japonia dhe NATO mbajtën konsultime të nivelit të lartë në Tokio, për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale në Azinë Lindore dhe Evropë, sipas Ministrisë së Jashtme.

Ndryshe, që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë në 2022, NATO ka thelluar lidhjet e saj me Japoninë dhe tre partnerë të tjerë Indo-Paqësor, Australinë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut, megjithëse jo si pjesë e aleancës ushtarake.

Raportohet se vendet me shqetësime të përbashkëta për sigurinë po forcojnë lidhjet ndërsa konkurrenca përshkallëzohet. /Telegrafi/

Exit mobile version