LAJMI I FUNDIT:

Januzaj: Shqiptarët e UDB-së ishin përtej tradhtisë, ishin kundër vetvetes e historisë

Januzaj: Shqiptarët e UDB-së ishin përtej tradhtisë, ishin kundër vetvetes e historisë

Ish-i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka folur për mekanizimin famëkeq të regjimit titist, UDB-në (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) dhe për shqiptarët që iu shërbyen me zell qëllimeve fashiste e entonacionaliste serbo-jugosllave.

Sipas Januzajt, shqiptarët që ishin pjesë e këtij shërbimi nuk mund të cilësohen thjesht si tradhtarë; përkundrazi, ai i konsideron ata si njerëz që vepruan kundër vetes dhe historisë së tyre.

“Dhe është përtej kësaj fjalës që po lexoj ‘tradhti vëllezërish” (‘Tradhti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja, titulli i serisë së emisioneve në “Debat Plus), ata nuk kanë bërë tradhti, ata kanë bërë lëvizje kundër vetvetes, historisë. Është diçka e shpjegueshme, njëkohësisht është edhe paradoks i pashpjegueshëm”, ka thënë Januzaj në RTVD.


Januzaj thekson se roli i UDB-së duhet të shihet në një kontekst më të gjerë historik, kur filluan shtypjet dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën pushtetin serb.

“Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, por ajo të kthen jo vetëm në vitin në vitin 81, ajo të kthen prej pushtimit serb, prej vitit 1912. Të kthen në histori e cila është vuajtje, vrasje, ndjekje, mjerim dhe gjithçka që ka të bëjë me shtypjen një populli. Është një trishkronjësh i poshtër”|.

“Kur them i poshtër, e kam fjalën vetëm për shqiptarët. Sepse ato tri shkronja janë të një pushteti serb që ka dashur ta ruajë pushtetit e vet, shtetin e vet, por të shqiptarët jo. shqiptarët te këto tri shkronja kanë qenë në një proces kundër historisë”, ka deklaruar Januzaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori