Adnan Januzaj ka gjetur golin në kampionatin spanjoll në ndeshje ndaj Eibarit.

Real Sociedad dhe Eibar po luajnë mes vete në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, La Liga.


Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj ka gjetur golin pikërisht në këtë ndeshje.

Djaloshi nga Istogu ka shënuar golin e dytë për Sociedadin, duke quar epërsinë në 2-0.

Goli i Januzajt erdhi në minutën e 28-të të ndeshjes nga afërsia.

Ky ishte goli i parë i Januzajt në kampionatin spanjoll, La Liga. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x67t4a0

telegrafi sport app