LAJMI I FUNDIT:

Januzaj shënon gol, Sociedadi siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm

Januzaj shënon gol, Sociedadi siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm

Real Sociedadi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Cadiz me rezultat 3-0.

Ka qenë një ndeshje ku ka shkëlqyer edhe ylli nga Kosova, Adnan Januzaj që ka realizuar golin e dytë në këtë takim.

Serinë e golave në ndeshje e hapi sulmuesi norvegjez Alexander Sorloth që shënoi në minutën e 19-të.


Ndërkohë në pjesën e dytë, Sociedad fitoi penallti të cilën në gol e shndërroi istogasi Adnan Januzaj duke ngritur epërsinë e Sociedad për 2-0.

E golin e tretë në ndeshje e realizoi i inkuadruari në lojë Portu përsëri nga penalltia.

Për Januzajn goli ndaj Cadiz ishte i tretë këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.

Me këto tri pikë, Sociedad ka siguruar garat evropiane pasi ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 59 pikë, derisa për të siguruar përfundimisht Ligën e Evropës i duhen edhe tri pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Man City dëshiron Jude Bellinghamin si zëvendësues të Kevin De Bruyne

Man City dëshiron Jude Bellinghamin si zëvendësues të Kevin De Bruyne

La Liga
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Kalo në kategori