LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

“Është mirë që shteti ka pasur një Strategji për parandalimin e ikjes së trurit, por fatkeqësisht nuk ka arritur efektin që ishte parashikuar gjatë krijimit të saj. Ne nuk do të kthejmë kokën pas dhe të kërkojmë fajtorë. Si Qeveri e re, përmes një qasjeje shumë-departamentale, do të fokusohemi në krijimin e masave dhe aktiviteteve të reja që do të reduktojnë largimin e personelit të kualifikuar dhe me arsim të lartë”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me efektivitetin e masave për të parandaluar daljen e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional.

“Kemi nevojë për një sistem arsimor cilësor dhe për këtë, tashmë po flasim me universitetet për ndryshime që do të nënkuptojnë ndër të tjera edhe modernizimin e programeve të studimit, në mënyrë që ato të jenë interesante për të rinjtë.


Gjithashtu, arsimi duhet të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe për këtë ne do të rishikojmë kuotat e regjistrimit në fakultete, duke u bazuar në një analizë reale të gjendjes në shoqëri dhe duke përcaktuar se çfarë na mungon”, tha Janevska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori