LAJMI I FUNDIT:

Janevska: Planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim dhe aftësim profesional

Janevska: Planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim dhe aftësim profesional

Ne planifikojmë të kemi tetë qendra rajonale për arsim dhe aftësim profesional në Maqedoni. Tashmë janë tre, dy sapo kanë filluar të zhvillohen dhe do të hapim edhe tre në periudhën e ardhshme. Në çdo qark të vendit do të funksionojë një qendër dhe në të, sipas nevojave të tregut rajonal të punës, do të mësohen profesionet e duhura.

Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska për “TV Klan” ku foli për aktivitetet aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ndryshimet e planifikuara në periudhën e ardhshme.

“Arsimi i mesëm profesional është cilësor dhe po zhvillohet mirë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunitetin e biznesit, me ambasadat zvicerane dhe gjermane, me Bashkimin Evropian dhe ata na ndihmojnë shumë në formësimin dhe zbatimin e edukimit të dyfishtë dhe mësimit përmes punës. Ky lloj edukimi krijon kuadro që mungojnë në tregun e punës”, tha Janevska.


Ajo shtoi se kur të rinjtë marrin njohuri adekuate dhe një punë të denjë, ata qëndrojnë në vendlindje.

Duke folur për gjendjen me tekstet shkollore, Janevska tha se së shpejti do të ketë një ligj të ri për tekstet dhe se tekstet do të plotësohen për të gjitha lëndët që mungojnë, me përjashtim të atyre që nuk kanë nevojë të shtypen, kryesisht në arsimin profesional, ku siç tha Ministrja, mësimdhënia është reduktuar më shumë në trajnime praktike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori