Janeva për 'Puç': Zaevin do ta pyes në gjyq për rastin 'Puç' (Video)

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, sot është në ditën e dytë të debatit kuvendor në lidhje me raportin dhe punën e PSP-së për 6 muajt e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjet e deputetëve për të akuzuarin Zoran Zaev, i cili është akuzuar në rastin 'Puç', Janeva tha se do ta pyes edhe atë, kur gjykata do ta caktojë seancën, që është më 1 nëntor.
'Nuk kam marrë deklaratë nga Zaev. Do ta pyes të akuzuarin Zaev në rastin 'Puç', kur gjykata do të caktojë që çështja të gjykohet', tha Janeva.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































