Katica Janeva pasi ka nxjerrë nga stacioni policor hetuesin e PSP-së, është drejtuar drejt objektit të MPB-së ku gjendet edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva dëgjohet duke bërtitur ''Hape derën po ju them. Hape derën''


Në vendin e ngjarjes ka shumë policë, hetues, prokurorë të PSP-së dhe rojet e hyrjes kryesore të MPB-së dhe DSK-së./Telegrafi/