LAJMI I FUNDIT:

Janakieski sot në bankën e të akuzuarit për rastin “Toplik”

Janakieski sot në bankën e të akuzuarit për rastin “Toplik”

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seanca e parë gjyqësore për rastin e PSP-së “Toplik”, në të cilin i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Kjo është akuza e tretë nga gjithsej pesë për të cilat ish-ministri dhe bashkëpunëtori i Nikolla Gruevskit, duhet të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin seanca nuk janë caktuar vetëm për rastet “TNT” dhe “Titanik”, ndërsa Janakieski përveç rastit “Toplik” është i dyshuar edhe në rastet “Dhuna” dhe “TNT”.


Në këtë rast Gjykata e Apelit ka pranuar që “bombat” të pranohen si dëshmi./Telegrafi/