LAJMI I FUNDIT:

Janakieski: PSP-ja përndjek OBRM-në, më morën në pyetje për një nënshkrim

Janakieski: PSP-ja përndjek OBRM-në, më morën në pyetje për një nënshkrim

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, u ftua në Prokurorinë Speciale në lidhje me hetimet që zhvillohen ndaj tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi para mediave se kjo prokurori ka urdhër që të përndjekë OBRM-PDUKM-në dhe se është kundër funksionarëve të kësaj partie. Janakiseki sqaroi se në PSP është ftuar pasi që ka nënshkruar një marrëveshje e cila është lëndë hetimi.

Sipas tij, thirrja në PSP nuk është e rastit për ditën e sotme, pasi që sot në pah kanë dalur edhe disa reformatorë të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/