LAJMI I FUNDIT:

James Webb fotografoi unazën e përsosur të Ajnshtajnit në hapësirën e thellë

James Webb fotografoi unazën e përsosur të Ajnshtajnit në hapësirën e thellë

Që kur u publikuan imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb në muajin korrik, shumë janë magjepsur nga fotografitë mahnitëse të pafundësisë së hapësirës: nga imazhet tepër të detajuara të Jupiterit deri te ylli më i largët i njohur.

Tani Webb na befasoi përsëri. Përkatësisht, ai ka kapur një pamje që do t’u marrë frymën shumë njerëzve – efekti i lenteve gravitacionale, i cili është një shembull i përsosur i unazës së Albert Ajnshtajnit. Ky fenomen është i pabesueshëm 12 miliardë vite dritë larg nesh; që do të thotë se ne me të vërtetë po shikojmë në të kaluarën e largët.

Një nga avantazhet e lenteve gravitacionale është se ky fenomen i lejon shkencëtarët të studiojnë më mirë galaktikat e largëta, të cilat përndryshe do të ishin të padukshme për ne.


Galaktikat masive më të afërta shtrembërojnë vazhdimësinë kohë-hapësirë me gravitetin e tyre dhe kështu përkulin shtigjet e dritës, ngjashëm me atë që bëjnë thjerrëzat. Në këtë mënyrë, ata veprojnë si teleskopë kozmikë natyrorë, shpjegon NASA.

Në këtë rast, graviteti i një galaktike përkuli dritën e një galaktike të sfondit të largët (të quajtur SPT-S J041839-4751.8.) dhe e ktheu atë në një kurbë, domethënë, e zmadhoi imazhin e saj dhe e shtriu atë në një unazë pothuajse të përsosur.

Prandaj, ky përfaqësim nuk ekziston në vetvete. Efekti ndodh vetëm kur një galaktikë e largët dhe një galaktikë më e afërt rreshtohen përpara teleskopit, i cili shërben si lente.

Brenda teorisë së tij të përgjithshme të relativitetit, Ajnshtajni supozoi ekzistencën e lenteve të tilla gravitacionale. Objekte si këto janë ideale për të studiuar galaktikat që shpesh janë shumë të zbehta dhe të largëta për t’u parë pa këtë efekt, shkruan sciencealert.

Edhe pse është një fenomen i rrallë, Hubble ka bërë më parë foto të unazave spektakolare të Ajnshtajnit. Webb kapi unazën e Ajnshtajnit SPT-S J041839-4751.8. më herët në gusht, dhe u përpunua, u ngjyros dhe u publikua nga një student i astronomisë me pseudonimin Spaceguy44. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori