LAJMI I FUNDIT:

James Rodriguez hero në Katar, ia shpëton jetën mbrojtësit kundërshtar që pësoi arrest kardiak

James Rodriguez hero në Katar, ia shpëton jetën mbrojtësit kundërshtar që pësoi arrest kardiak

James Rodriguez ka qenë njeriu kryesor në ndeshjen Al Rayyan – Al Wakra që përfundoi 3-0 në të mirë të vendasve.

Jo vetëm për paraqitjen fantastike në fushë me një asistim e dy gola, por James bëri edhe një gjest prej heroit, duke shpëtuar jetën e mbrojtësit kundërshtar.

Ishte minuta e 38-të e ndeshjes, kur mbrojtësi i mysafirëve Ousmane Coulibaly pësoi një arrest kardiak dhe u rrëzua në portën e tij.


Më i shpejti në atë moment ishte James Rodriguez që shkoi për t’i ndalur në ndihmë atij para se mjekët të arrinin.

Reprezentuesi kolumbian e rregulloi kokën e 32-vjeçarit në mënyrë që ai të marrë frymë më shlirshëm para se ekipi mjekësor të mbërrinte për të vazhduar trajtimin për të.

Bein Sports ka raportuar se James ka bërë heroin në këtë sfidë, pasi mos të ishte reagimi i shpejtë i tij gjërat për Coulibalyn do të komplikoheshin.

“Gjatë ndeshjes në QNB Stars League ndërmjet Al Rayyan dhe Al Wakrah, Ousmane Coulibaly pësoi një atak në zemër, që kërkoi ndërhyrjen e stafit mjekësor dhe ambulancës të pranishme në stadium”.

“Mund të konfirmojmë se futbollisti aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm mjekësorë”, ka konfirmuar liga e Katarit nëpërmjet një shkrese zyrtare.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën ishte ndërprerë në atë moment për të vazhduar të hënën nga minuta e 42-të e ndeshjes dhe Al Rayyan fitoi me rezultat 3-0 falë dy golave të James Rodriguez në pjesën e dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori