Jalen Miller Blesa, është emri që ka spikatur në Ligën e Parë të Kosovës këtë vit, gjegjësisht në grupin A m fanellën e Rahovecit.

‘Vreshtarët’ e mbyllën sezonin vjeshtor në pozitën e tretë me 25 pikë, tri më pak se lider Feronikeli, duke qenë një skuadër e konsoliduar me trajneri Senad Alirifa në krye.


Por ‘asi nën mëngë’ i Alirifës këtë sezon ka qenë sulmuesi amerikan Jalen Miller Blesa, cili është vetëm 21 vjeç, ndërsa ka lindur në Barcelonë të Spanjës.

293134606 545494844027494 990335415850450333 n

Blesa në ndeshjet përgatitore bindi Rahovecin, pasi në tri ndeshje miqësore shënoi katër herë, duke tundur rrjetat e Malishevës, Dukagjinit dhe Gjakovës.

Se kemi të bëjmë një një mbret të zonës së rreptësisë e tregojnë edhe golat e shënuar në ndeshjet zyrtare me Rahovecin këtë sezon: 12 ndeshje, 10 gola.

315454038 629948702004479 6205757811763255718 n

Rahoveci gjithsej ka shënuar 19 gola, ku gjysma e më shumë prej tyre i takojnë, Jalen Miller Blesa, pra 10 sosh.

Blesa ka shpejtësi të jashtëzakonshme, ndërsa sulmon korridoret e zbrazëta në zonën e rreptësisë më mirë se shumë sulmues që luajnë edhe në elitë, shkruan Telegrafi.

312581097 623940425938640 6817937911093914108 n

Ai ka një gjakftohtësi të jashtëzakonshme kur është përballë portierit, ndërsa rrallë gabon.

Blesa menaxhohet nga agjencia për futbollistë, Prospects Management, e cila është vërshuar nga ofertat për lojtarin.

Skuadrat me ambicie për Superligë nga Liga e Parë, vetëm kanë bërë oferta, por për të ka interesim të madh edhe nga klubet elitare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Prospects Management ka nën menaxhim edhe dyshen e Malishevës, Ronald Soboëale dhe Yoan Marc Oliver, duke dëshmuar se lojtarët që ofrohen në Kosovë nga ky agjenci e gjejnë vetën, pasi kanë kualitet e duhura. /Telegrafi/

telegrafi sport app