LAJMI I FUNDIT:

Jahti luksoz furnizohet në tërësi prej paneleve diellore, i mundëson të lëvizë në qetësi maksimale (Foto)

Jahti luksoz furnizohet në tërësi prej paneleve diellore, i mundëson të lëvizë në qetësi maksimale (Foto)

Silent 80 është jahti luksoz që furnizohet në tërësi nga panelet diellore, duke ia mundësuar pronarit që të udhëtojë për një kohë të gjatë, pa pasur nevojë të kthehet për ta rimbushur.

Lundrimi zhvillohet në qetësi maksimale, me ndihmën e baterive të fuqishme të prodhuara nga kompania Tesla, transmeton Telegrafi.

Megjithëse kushton katër milionë funte, do t’ia mundësonte ndonjë milioneri që është dashamir i natyrës, jo vetëm të lundrojë i qetë, por edhe të mbrojë ambientin nga emetimi i gazrave. Bashkë me dhjetë mysafirë, që mund të akomodohen në pesë kabina.


Nëpërmjet 70 paneleve që mbledhin energji nga dielli, furnizohet qarkullimi i jahtit të gjatë 25 metra, duke i kursyer pronarit shumë para në blerjen e derivateve.

Mungesa e rezervuarit për lëndë të djegshme, ka edhe një përparësi, pasi lë hapësirë për ndonjë makinë amfibe për ujë dhe tokë, apo ndonjë nëndetëse të vogël.

Dizajnerët pretendojnë se Silent 80 është shumë ekonomik dhe i pavarur, megjithëse nevojitet rikthimi në breg për furnizim me ushqim dhe pije.

Sistemi tërësisht elektrik, i mundëson të lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme, gjithnjë në qetësi të plotë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Kalo në kategori