Luan Rama
E pashë… një imazh nga skena e “Covent Garden” në Londër, këtë fund janari 2019… Ishte cfilitja në fytyrën e sublimes. Pashë sytë e venitur ku shpirti kishte klithur ariet më të bukura dhe ku trupi hepohej e dukej se do binte në humbëtirë. Ç’spektakël i dhimbshëm, i mrekullueshëm e madhështor njëherësh. Të shohësh trupin që dridhet dhe dorën që zgjatet një çast për tu mbajtur pas siparit që të mos bjerë, pasi trupi s’ka më peshë atë çast: është vetëm shpirti.
E pas gjithë asaj shkulme zëri të ndritur ç’mund të shohë artisti veç tjetër gjë asaj salle, ndoshta një botë të mjegull me një eho të largët duartokitjesh.
Askush nuk e di. Ajo nuk është më aty duke kënduar klithmën e fundit të një Violete të “Traviatës”… ndoshta në një botë të vetë engjëjve. As ajo vetë nuk e di. Duartrokitjet marramendëse në veshët e saj janë thjesht një puhizë e ëmbël, miradashjeje që mezi e dëgjon.
Në historinë e krijimit artistik jo vetëm shqiptar, por dhe botëror, nuk kam pare një përkushtim të tillë, ku arti ngjan se e ka plagosur për vdekje zemrën e krijuesit të vet, atë shpirt, atë instrument kordash të papërsëritshëm, atë dashuri arti të pakufishëm, sepse artisti i ngjan një martiri të vërtetë që i ka falur artit gjithçka, gjithë forcat dhe dashuritë, dhe frymën e tij.
Një alkimi që rrallë ndodh tek artistët e botës ku çmimi i sakrificës duket se i kalon dimensionet njerëzore e që njerëzimi e ka njohur ndoshta veçse në gjenitë e Renesansës italiane. Ermonela Jaho është një martire e kohëve moderne. Një martire e artit sublim. Një martire që i ka ngjitur ato shkallë arti si të këndojë për herë të fundit. Po, është kjo ndjesi me të cilën ajo ngjitet gjithnjë në skenë. Vështroj imazhin e saj dhe drithërohem me frikën se mund të bjerë. Por ajo i ka gjetur gjithnjë forcat, pasi është një ngjizmë e madhe dashurie!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Gjithçka mund të harroj, por jo motrën time që ka vdekur…

Tru apo këpucë për shqiptarët?

Vlerat estetike

Dosjet e Sigurimit të Shqipërisë dhe planet për përbaltjen e Martin Camajt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës