LAJMI I FUNDIT:

Jahjaga në Katar, kërkon thellimi të bashkëpunimit ekonomik

Jahjaga në Katar, kërkon thellimi të bashkëpunimit ekonomik

Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga po qëndron në Doha të Katarit, e ftuar në Forumin për Zhvillim, Stabilitet dhe Krizën e Refugjatëve, që organizohet nën patronatin e Lartmadhërisë së tij, Emirit të Katarit, Tamim Bin Hamad Al-Thani.

Gjatë këtij qëndrimi në Katar, Jahjaga u takua me Mbretin Tamim Bin Hamad Al-Thani.
Me Lartëmadhërinë e tij, ish-Presidentja Jahjaga bisedoi për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Katarit, në veçanti bashkëpunimit ekonomik, duke e ftuar Emirin që të sjellë investime të reja në Kosovë dhe lobim për njohje në këtë pjesë të botës.

Ajo, po ashtu shfrytëzoi këtë takim për ta falënderuar Lartëmadhërinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës.


Jahjaga gjithashtu u takua me personalitete të ndryshme që po marrin pjesë në këtë Forum, ku temë boshte e këtyre takimeve ishte fuqizimi i gruas në vendimmarrje dhe gjetja e mundësive të bashkëpunimit me Kosovën.

Me moton “Aty ku mendimtarët dhe vendimmarrësit takohen”, ky Forum i përvjetshëm mbledh pjesëmarrës nga e gjithë bota dhe hap mundësi të reja bashkëpunimi për adresimin e sfidave të ndryshme globale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Botë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori