Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe njëherë ka kërkuar që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të kenë qasje në drejtësi. Para njerëzve të ligjit, ajo bëri thirrje për bashkim të forcave në mbështetje ligjore të këtyre viktimave. Këto i tha në Ditën e Avokatisë, që u shënua me një ceremoni në Prishtinë.
Në shënimin e 45 vjetorit të Ditës së Avokatisë, u tha se avokatia në shoqërinë kosovare është një hallkë shumë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë. Gjithashtu u tha se me punë dhe profesionalizëm, avokatia ka luajtur rol të rëndësishëm dhe është përfshirë në të gjitha instancat shoqërore.
E ftuar në ceremoninë e përvjetorit ishte edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila tha se duhet kujtuar se profesioni i avokatit është profesion i nderit.
“Të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, u nevojitet ndihma jonë. Ndihma e njerëzve që besojnë në drejtësi dhe që kanë vullneti të bëjnë çmos që drejtësia të triumfojë. Për shkak të kufizimeve ligjore që ka Kosova, duke mos qenë pjesë e asnjë gjykate ndërkombëtare, ne tani për tani e kemi të pamundur të padisim Serbinë për krimin që regjimi i dikurshëm i saj, e kryer mbi popullatën tonë civile gjatë luftës së vitit 1998-1999. Kjo nuk do të thotë që neve duhet të presim. Ka ardhur koha, madje jemi vonuar që ti bashkojmë forcat në mbështetje ligjore të këtyre viktimave, e kemi obligim moral e ligjor t’i përkrahim mijëra gra e burra që u dhunuan seksualisht gjatë luftës, me kërkesën e tyre shumë sublime, atë për drejtësi, ju ftoj që t’i bashkoheni kësaj kauze”, tha Jahjaga, raporton KP.
Ndërsa, Osman Havolli kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës foli për rolin e avokatëve në shoqërinë kosovare.
“Rrugëtimi i avokatisë kosovare nuk ishte fare e lehtë. Barrën dhe sfidat e ndryshme i bartën kryetarët e mëhershëm bashkë me avokatët që kontribuuan në fuqizimin e avokatisë dhe shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës. Kjo punë e palodhshme e tyre do të shërbejë inspirim i madh për neve, për të trasuar rrugën për ngritjen sa më të fuqishme të profesionalizmit. Tani Oda e Avokatëve të Kosovës ka 910 avokatë që e ushtrojnë profesionin në shtatë regjione. Roli i avokatisë së Kosovës është i pamohueshëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale”, tha ai.
Enver Peci që drejton Gjykatën Supreme të Kosovës, tregoi se aktualisht janë të përqendruar në unifikimin e politikës ndëshkimore në Kosovë.
“Si Gjykatë Supreme përveç vendosjes së rasteve që parasheh ligji, kemi punuar edhe në unifikimin e praktikës gjyqësore dhe në dhënien e mendimeve juridike dhe profesionale për drejtësinë vendore. Aktualisht jemi të fokusuar në unifikimin e politikës ndëshkimore në Kosovë, pasi praktika gjyqësore ka dëshmuar se ajo nuk është unike sa i përket shqiptimit të dënimeve dhe kjo përveç që është shkelje e të drejtave të njeriut ka ndikuar edhe në uljen e besimit të publikut në gjyqësor”, tha ai.
Ai pranoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për t’u forcuar më shumë.
Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, duke folur për rritjen e numrit të gjyqtarëve, tha se shpreson që kjo do të ndikojë pozitivisht në punimin e lëndëve, të cilat janë në numër të madh nëpër gjykata.
“Jemi në përfundim të procesit të dekretimit të 37 gjyqtarëve, i kemi dërguar dosjet te presidenti, në pyetje janë ditët, se kur do të dekretohen këta gjyqtarë, po ashtu edhe para 6 ditësh kemi shpallë konkursin e ri për 27 gjyqtarë, kështu planifikojmë 155 gjyqtarë të rinj të fillojnë punën dhe ta heqim nga zhargoni ynë që kemi pas vazhdimisht se pak gjyqtarë e shumë lëndë. Shpresoj në të ardhmen nuk do të ballafaqohemi me këtë problematikë”, tha ai.
Në ceremoninë e Odës së Avokatëve të Kosovës, u tha se kjo është një ditë e veçante në të cilën duhet kujtuar se avokatia kosovare daton qysh para fillimit të luftës së dytë botërore, kur edhe u regjistrua avokati i parë shqiptar, Sokol Dobroshi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025