Ende stigmë dhe tabu! Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila angazhohet për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, flet për DW për nevojën e sensibilizimit të shoqërisë për këtë çështje.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e hapur dhe një temë tabu për shtetin dhe qytetarët tanë.
“Në këto 25 vite të pasluftës unë kam punuar aktivisht, sidomos gjatë mandatit tim si presidente e Kosovës dhe pas përfundimit të mandatit tash si ish-presidente dhe tash me Fondin Jahjaga. Statistikat që ne i referohemi janë statistika të një forme që janë përdorur jo vetëm tek rasti i Kosovës, por, kjo ka ndodhur edhe me Bosnjen, Ruandën dhe Mianmarin. Pra është një formulë e veçantë e përcaktimit të numrit”, tha Jahjaga.
Ajo thotë se ka raste të raportuara përmes organizatave ndërkombëtare. Ka një përqindje shumë të madhe, numri është rreth 20 mijë, gra dhe jo vetëm, por ka edhe rreth 1000 burra të dhunuar. Dhe se ka raste kur vetë viktimat kanë raportuar kur kanë shkuar në kampet e refugjatëve në vendet fqinjë tek organizatat pritëse të refugjatëve.
“Kemi statistika të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe shumë organizatave tjera. Pastaj numri i aborteve që kanë ndodhur në kampet e refugjatëve, edhe raporte pas çlirimit të Kosovës. Pra janë forma dhe mënyra të ndryshme të përcaktimit të përafërt të numrit rreth 20 mijë dhe deri tash nuk kemi një raport të plotë nga një organizatë rreth numrit të saktë”, ka thënë ndër të tjera Jahjaga.
Ajo thotë se gratë dhe vajzat janë detyruar që të mbajnë këtë sekret për vete dhe familjen e tyre për hir të mbrojtjes së moralit. “Por, nuk ka qenë turpi i tyre, por turpi i atyre që kanë bërë dhunime dhe gishti nuk duhet të drejtohet ndaj të mbijetuarve, por ndaj kryerësve të këtyre veprave që dhunimin e kanë përdorur si mjet lufte ndaj qytetarëve të Kosovës”.
Jahjada thotë se është i dhimbshëm fakti që me mijëra raste janë ndërtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i dhe ato raste janë transferuar në duar të institucioneve vendore dhe asnjëherë nuk janë nda si raste të veçanta, por vetëm si shumica e rasteve që kanë të bëjnë me krimet e luftës. Pra mosndëshkueshmëria ka ndikuar që të mbijetuarat e dhunës seksuale ta humbin besimin në institucionet e drejtësisë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shembja e dheut në Veternik la të vdekur një 40 vjeçar - deklarohen nga Prokuroria

Dimër në mes të pranverës - bora zbardh disa komuna të Kosovës

Anulohen konkurset në Graçanicë pas protestave kundër ‘punësimit të personave të afërt’ me Listën Serbe

Shembja e dheut në Veternik që la të vdekur një person – policia arreston një të dyshuar

ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Gjendet pa shenja jete një grua në Pejë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat