Këshilltari special, Jack Smith, i cili ka përfunduar punën rreth dy hetime penale ndaj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë.
Lajmi për largimin e Smith u bë i ditur përmes një dokumenti të dorëzuar nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në Gjykatën Distriktuale të SHBA-së, gjegjësisht gjykatëses, Aileen Cannon.
Ata i bënë thirrje asaj që të mos e zvarrit urdhërin e gjykatës, duke bllokuar përkohësisht publikimin e raportit përfundimtar për Trumpin që Smith ia dorëzoi drejtuesve të departamentit. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë argumentojnë se urdhri i Cannonit ka tejkaluar autoritetin e saj dhe se ajo nuk ka fuqi të ndalojë Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland të publikojë gjetjet e Smithit. Kjo ndalesë është e vlefshme deri të hënën.
Garland ka thënë se planifikon të publikojë vetëm pjesën e raportit të Smithit që trajton hetimin mbi përpjekjet e Trumput për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës, shkruan politico.
Ai ka deklaruar në dokumente gjyqësore se ka rënë dakord me rekomandimin e Smithit për të mbajtur të fshehtë pjesën tjetër të raportit, që lidhet me hetimin mbi posedimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump në Mar-a-Lago pas largimit nga detyra në vitin 2021. Kjo pjesë do të shpërndahet vetëm te një grup i kufizuar anëtarësh të Kongresit amerikan për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për të rinisur një çështje penale kundër dy aleatëve të Trumpit dhe ish-bashkëpandehurve të tij.
Dorëheqja e Smith përpara përfundimit të mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden ishte e pritshme dhe ishte parashikuar nga zyrtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë. Trump ka kërkuar vazhdimisht që Smith të ndiqet penalisht për trajtimin e çështjeve kundër tij dhe madje ka sugjeruar që ai të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.
Largimi i Smith shënon fundin e një prej kapitujve më të jashtëzakonshëm dhe të trazuar në historinë e Departamentit të Drejtësisë, që rezultoi me akuza të rënda penale ndaj Trumpit, i cili është presidenti i parë që përballet me ndjekje penale.
Megjithatë, të dyja çështjet e Smithit u bllokuan nga gjykatat. Cannon rrëzoi çështjen për dokumentet në muajin korrik, duke argumentuar se Garland nuk kishte autoritet për të emëruar Smithin. Ndërsa Gjykata e Lartë vonoi çështjen e zgjedhjeve të vitit 2020 për muaj të tërë ndërsa shqyrtonte pretendimin e Trumpit për imunitet presidencial, duke arritur në një vendim historik që vendos imunitet të gjerë presidencial.
Përfundimisht, ishte rizgjedhja e Trumpit për një mandat të dytë ajo që i dha fund të dy çështjeve. Smith i braktisi ndjekjet penale pas shpalljes së Trumpit si fitues, duke cituar politikën e Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë. Kjo i hapi rrugën Smithit për të përmbledhur gjetjet e tij në raportin përfundimtar, të cilin e ka dorëzuar këtë javë.
Mosmarrëveshjet e ashpra ligjore mbi publikimin e raportit të Smith kanë vazhduar gjatë gjithë javës. Ndërsa Cannon, i emëruar i Trumpit, vendosi të ndalojë përkohësisht publikimin e raportit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit të Rrethit të 11-të të Atlantës të heqë këtë urdhër.
Situata ka krijuar pasiguri mbi kohën kur publiku do të shohë edhe pjesën e raportit të Smithit që lidhet me zgjedhjet e vitit 2020. Garland ka deklaruar se nuk do ta publikojë atë për sa kohë që është nën një urdhër gjykate që e bllokon. Gjykata e Apelit ende nuk ka treguar se sa shpejt do të zgjidhë këtë çështje. Ndërkohë që fillimisht gjykata refuzoi përpjekjen e Trump dhe bashkëpandehurve të tij në Florida për të ndaluar raportin, ende nuk ka ndërhyrë për të ndryshuar urdhrin e Cannon, i cili ndalon publikimin deri të hënën në mbrëmje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Erdogan ultimatum separatistëve kurdë në Siri: Dorëzohuni ose do t’iu fshijmë ‘nga faqja e dheut’
Ukraina goditi një nga rafineritë më moderne ruse
Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Azerbajxhani pezullon dërgimin e gazit në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali