Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar disa xhirime të regjistruara me kamera të fshehtë në referendumin e zhvilluar nga Partia Socialiste më 9 prill, ku tregohen parregullsi në këtë votim.

Nga pamjet e publikuara duket qartë se si në Surrel dhe Kamëz komisionerët gjatë momentit që u dorëzojnë fletën votuesve i orientojnë votuesit të votojnë për “PO”-në.


Një video tjetër tregon se si bëhet manipulimi duke qenë se pjesëmarrja ishte e ulët.

Komisionerët fillojnë të mbushin kutitë e votimit, ku votojnë nga dy herë dhe në emër të personave të tjerë.