Gatuaj orizin dhe mishin e bardhë në salcë dhe bëj pilafin turk për drekë

Pilafi bëhet nga orizi dhe mishi i pulës. Në mënyrë që pilafi të jetë me lëng, preferohet që të hidhet e gjithë pula dhe të hidhet rregullisht lëng mishi.


Për të bërë pilafin sipas recetës turke, mjafton vetëm mishi i bardhë dhe perimet, si dhe orizi. Mishi i bardhë nuk do të jetë i thatë sepse është i skuqur në salcë me domate dhe speca. Tani nuk keni pse ta piqni në furrë, gjithçka mund ta përfundoni në një tavë.

Përbërësit:- 2 speca të kuq,- 2 speca të gjelbër,- 1 qepë,- 2 domate,- 3 lugë vaj ulliri,- 700 gr fileto pule,- 350 gr oriz,- 1 lugë çaji pure domatesh,- 200 ml ujë të vluar.

thumb 865 recipe default

Përgatitja:

Pritini specat, domatet dhe qepët në kubikë. Skuqini qepën në pak vaj, më pas shtoni specat.

Pas disa minutash shtoni mishin e prerë në kubikë. Hidhni erëza sipas shijes, më pas shtoni domatet.

Ziejeni derisa mishi të jetë gati. Shtoni orizin e larë dhe hidhni ujë.

Mbulojeni dhe ziejeni derisa të bëhet gati. Nëse e shihni se është i thatë orizi, rrisni sasinë e ujit.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.