Mirëpo këto koncepte nuk merren parasysh nga Apple, prandaj shumë nga këto koncepte mbesin vetëm ide të shkruara dhe të vizatuara të cilat kompania amerikane nuk i realizon.

Një dizajner tashmë ka shkuar më larg dhe ka studiuar teknologjitë të cilat Apple i realizon në iPhone, dhe ai ka krijuar një koncept të një modeli të ri të iPhone me ekranet e lakuara, të cilin mbase Apple do të mund ta bëjë në vitet në vijim.


Mesut G. Designs krijimin e tij e ka quajtur iPhone 7, por një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë në gjeneratën e ardhshme të iPhone. Raportet e fundit kanë sugjeruar se Apple do të mund të shfaqet me iPhone të lakuar në vitin 2018, në kohën kur pritet të bëhet lansimi i iPhone 8. (Telegrafi)