LAJMI I FUNDIT:

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

BE-ja po përgatit sanksione kundër Bjellorusisë

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan gjatë një video-takimi të posaçëm për situatën në Bjellorusi dhe duan t’i ndëshkojnë me sanksione përgjegjësit për dhunën policore dhe mashtrimet elektorale.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në cilësinë e kryetarit të radhës së Këshillit të BE-së, tha pas takimit se presioni ndaj Presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko duhej të shtohet.

Për këtë qëllim BE-ja do të kërcënojë me sanksione ndaj personave përgjegjës për keqtrajtimin e demonstruesve dhe numërimin e diskutueshëm të fletëve të votimit në zgjedhjet e së dielës së kaluar në Bjellorusi, raporton dw.


Objekt i sanksioneve mund të bëhet edhe rrethi i ngushtë i drejtuesve politikë në Minsk. E hapur ka mbetur çështja nëse ndaj Presidentit bjellorus Lukashenko duhet të ndërmerren masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputowicz tha pas video-takimit se Komisionit të BE-së i ishte dhënë detyra që të hartojë një listë me sanksione. Por para se të hyjë në fuqi kjo listë duhet të miratohet përsëri zyrtarisht nga ministrat e jashtëm.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, do ta përpilojë këtë listë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo vetë u shpreh qartë në favor të sanksioneve përpara takimit të ministrave. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn madje foli për “terrorizëm shtetëror” në Bjellorusi.

Fqinjët e drejtpërdrejtë të Bjellorusisë, Polonia, Lituania dhe Letonia kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Kryeministri çek Andrej Babis madje propozoi një samit të posaçëm të krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së për Bjellorusinë. /deutchewelle/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Serbia
Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Botë
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Serbia
Bullgaria më në fund mori një kryeministër pas shtatë palë zgjedhjeve në katër vjet

Bullgaria më në fund mori një kryeministër pas shtatë palë zgjedhjeve në katër vjet

Bullgaria
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Kalo në kategori