Ja çfarë thonë partitë politike shqiptare për takimin e thirrur nga Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar për të shtunën liderët e partive politike shqiptare në një takim për të harmonizuar qëndrimet lidhur me çështjet që janë në interes të shqiptarëve, para nisjes së bisedimeve për formimin e qeverisë së re, shkruan REL.
Nisma e Ahmetit vjen pas rezultatit të ngushtë mes partive politike maqedonase, OBRM dhe LSDM, të cilat nuk do të mund të formojnë qeverinë pa koalicionin me të paktën dy parti politike shqiptare, por edhe për shkak të rezultatit jo të favorshëm të BDI-së, e cila ka një përgjysmim të mandateve nga përbërja e kaluar parlamentare.
“BDI-ja në zgjedhjet e fundit ka dalë me platformë të qartë, me pesë përbetimet e saja, mirëpo për hir të konstruktivitetit, ne në takimin e së shtunës nuk do të imponojmë agjendën apo platformën tonë, pasi dëshirojmë të kemi një takim të hapur, ku secili do të ketë mundësinë të jep qëndrimet veta dhe kontributin për krijimin e një platforme shqiptare, për shkak të kontestit historik të krijuar, ku shqiptarët duhet të përcaktojnë ose të jenë çelësi i qeverisë së ardhshme”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Çështjet për të cilat partitë shqiptare duhet të merren vesh kanë të bëjnë me zyrtarizmin e gjuhës shqipe, zgjidhjen e kontestit të emrit – që do të përshpejtonte integrimin euroatlantik – statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, ndarjen e barabartë të buxhetit, drejtimin e njërit nga postet më të larta në shtet, aspektet e përfaqësimit në institucione dhe çështje tjera.
Nga Lëvizja BESA ende nuk kanë një qëndrim të qartë nëse do të marrin pjesë në takim, edhe pse mbështesin harmonizimin e qëndrimeve mes partive shqiptare.
“Do të ishte mirë që të ndodhte diçka e tillë, edhe pse do të jetë e vështirë, duke marrë parasysh se në çka janë të përfshira partitë politike, sidomos këto që janë aktualisht në pushtet. Ato nuk e kanë as kredibilitetin e as legjitimitetin e popullit që të thirren në një gjë të tillë. Nuk e dimë se cili është relacioni me partinë maqedonase në pushtet.”
“Pra, ka shumë pikëpyetje. Megjithatë, ne si subjekt i ri politik do të bëjmë të pamundurën, ose do të bëjmë gjithçka që është në dobi të shqiptarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë”, ka deklaruar Afrim Gashi, nënkryetar i Lëvizjes BESA, e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit doli partia e dytë shqiptare, me 5 mandate të fituara.
Partia e tretë që në zgjedhje mori tre mandate është “Aleanca për Shqiptarë”, një koalicion i përbërë nga tri parti politike. Kreu i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Zijadin Sela thotë se qeveria e re është në duart e shqiptarëve dhe partitë e tyre përfaqësuese, sipas tij, duhet të shfrytëzojnë këtë rast për të mbyllur shumë çështje që nuk kanë marrë zgjidhje edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
“Mendoj se është një moment historik që t’i zgjidhim disa çështje të hapura që ju interesojnë shumë shqiptarëve, që të mos jemi të detyruar që më pas apo në zgjedhjet e ardhshme t’iu premtojnë shqiptarëve gjuhën shqipe, por këtë ta bëjmë tani”, ka deklaruar Ziadin Sela, nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”.
Subjekti tjetër politik që pritet të jetë pjesë e bisedimeve është Partia Demokratike Shqiptare, por ajo për momentin po përballen me zhvillime të brendshme, pas dorëheqjes së parevokueshme të kreut të saj, Menduh Thaçi. Kjo parti në zgjedhje është radhitur e fundit, me vetëm dy mandate, nga shtatë deputetë që kishte në përbërjen e fundit. Por, pavarësisht kësaj, edhe dy mandatet e saj mund të kenë rol kyç në qeverinë e re.
OBRM dhe LSDM kanë nga 51, përkatësisht 49 deputetë, ndërsa partitë shqiptare 20. Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës