LAJMI I FUNDIT:

Ja arsyet e arrestimit të djeshëm të disa profesorëve në UKM (Video)

Ja arsyet e arrestimit të djeshëm të disa profesorëve në UKM (Video)

Prokuroria Themelore Publike (PTHP), pas disa muaj hetimesh, ka mbledhur dëshmi që vërtetojnë dyshime për kryerje të veprës penale të karrakterit korruptiv, ku janë dëmtuar studentët në Universitetin Kirili dhe Metodi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuar janë tetë persona, gjashtë nga të cilët janë profesorë universitar, njëri është demonstrator, dhe njëri është menaxhues i byfesë në kompleksin universitar.

Këta persona dyshohet se kanë kryer disa vepra penale, për të cilat do të vendoshet pas përfundimit të hetimeve. Përveç ryshfetit, ekziston shkallë dyshimi se një pjesë e profesorëve kanë kërkuar edhe shërbime seksuale, për dhënie provimi.


PTHP-ja bën të ditur se dje, me urdhër për kontrollë, njëri profesor është kapur në flagrancë, duke kryer veprën penale – pranim të ryshfetit prej 1000 euro. Dëshmitë për profesorët tjerë janë siguruar më herët.

Lënda është në procedurë parapenale, ndërkaq për rrjedhën e mëtutjeshme të këtij rasti, PTHP-ja do të njoftojë opinionin në kohë të duhur.

Ndërkaq, ministri Çavkov bëri të ditur se ky grup profesorësh është ndjekur dy vite me radhë. Ata janë inçizuar dhe dokumentuar, gjatë veprimtarisë së tyre të paligjshme./Telegrafi/