LAJMI I FUNDIT:

Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës, IDF-ja thotë se pas operacionit janë rikthyer në territorin e Izraelit

Izraelitët publikojnë pamjet kur tanket e tyre futen në Rripin e Gazës, IDF-ja thotë se pas operacionit janë rikthyer në territorin e Izraelit

Forcat Mbrojtëse të Izraelit që ndryshe njihen si IDF, kanë publikuar pamjet e hyrjes së mbrëmshme me tanke në Rripin e Gazës.

Videoja është publikuar në profilin zyrtar të IDF-së në platformën X (dikur Twitter), transmeton Telegrafi.

Ishin dronët ata që tërë kohën filmuan veprimet e tankeve si dhe sulmet nga ajri që shërbenin si mbështetje.


Në të shfaqen makineri të rënda për ndërtim, që shembën muret që ndajnë Izraelin nga Rripi i Gazës dhe ku më pas kalojnë tanket në këtë territor.

Biden thotë se nuk ka kthim në “status quo-në” që ishte midis izraelitëve dhe palestinezëve përpara sulmit të Hamasit
Lexo po ashtu Biden thotë se nuk ka kthim në “status quo-në” që ishte midis izraelitëve dhe palestinezëve përpara sulmit të Hamasit

Në kuadër të fazës së ardhshme luftarake, IDF-ja ka kryer operacionin në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Tanket dhe këmbësoria e IDF-së kanë goditur një sërë objektesh që shfrytëzoheshin nga militantët e Hamasit, si dhe është goditur infrastruktura dhe pozicionet nga ku lansoheshin raketat anti-tank.

Gjithashtu nga IDF-ja është bërë e ditur se “ushtarët izraelitë me të kryer këtë operacion, janë tërhequr dhe janë rikthyer në territorin e Izraelit”.

Madje edhe në fund të videos, shihen tanket duke u rikthyer në territorin e Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori