Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka folur për herë të parë në një intervistë ekskluzive për një media të vendit.
Ambasadorja izraelite Ziv ka treguar përshtypjet e saj për popullin dhe Kosovën, duke thënë se këto dy vende kanë shumë të përbashkëta dhe ngjashmëri. Ajo ka treguar se këtu ndihet si në shtëpi të saj.
Ziv ka treguar së në të ardhmen pritet të ketë më shumë bashkëpunim në shumë fusha si arsimi, kultura, tregtia, shëndetësia, bujqësia, ndërmarrësi e IT.
Lexo intervistën e plotë:
Telegrafi: Ju jeni ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, cilat janë përshtypjet e para të juaja prej kohës që keni ardhur këtu?
Tamar Ziv: Jam shumë e nderuar të jem ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë. I kam paraqitur letrat kredenciale Presidentes më 6 prill 2022 dhe fillova zyrtarisht detyrën time. Përshtypja ime e parë në Kosovë ka qenë pritja shumë e ngrohtë dhe miqësore që e mora nga të gjithë njerëzit që takova, shumë prej tyre ishin të lumtur të më tregonin se historia e popullit hebre dhe e popullit kosovar është një histori që përfshin 500 vjet. Një përshtypje shtesë ishte ajo e një ngjashmërie të madhe mes popujve tanë. Kosova më kujton Izraelin 14 vjet pas themelimit, një vend me një popullsi shumë të re, të gjallë dhe ambicioze, të etur për ta çuar vendin përpara në të gjitha sektorët dhe për të krijuar një vend në të cilin rinia ka një të ardhme premtuese. Në Kosovë ndihem si në shtëpinë time sikur ta njoh vendin për shumë vjet.
Telegrafi: Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovës, si i shihni sot marrëdhëniet Kosovë-Izrael?
Tamar Ziv: Izraeli dhe Kosova e kanë njohur reciprokisht njëra –tjetrën dhe vendosën marrëdhënie në shkurt të vitit 2021. Që nga ajo kohë të dyja palët kanë punuar në ndërtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe njerëzve në shumë sfera. Ne e vlerësojmë lartë hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe emërimin e të Ngarkuarit me Punë. Ne ishim të lumtur që pritëm në një vizitë zyrtare zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz në Izrael në muajin maj, gjatë së cilës ajo u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Lapid, si dhe me ministra tjerë, deputetë dhe biznesmenë. Gjatë vizitës ne nënshkruam dy marrëveshje në fushën e arsimit dhe kulturës si dhe bashkëprodhime të filmave. Tani po punojmë për një marrëveshje shtesë që do të lehtësojnë tregtinë dhe komunikimet. Në prill, Issawi Freij, ministër i Bashkëpunimit Rajonal ishte ministri i parë nga Izraeli që vizitoi Kosovën dhe zhvilloi takime për bashkëpunim në arsim, bashkëpunim ndërmjet komunave, si dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara. Izraeli dhuroi 90 karroca për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe do të jemi të lumtur të ndajmë njohuritë dhe përvojën në punën me këta fëmijë. Gjatë vitit të kaluar janë krijuar grupet parlamentare të miqësisë dhe presim vizita të ndërsjella në muajt në vijim.
Telegrafi: Ju keni mbajtur takime të ndryshme me përfaqësuesit e institucioneve qeveritare, bizneseve etj. Cilat kanë qenë temat e diskutimeve?
Tamar Ziv: Në të gjitha takimet e mia me qeveritarët, akademikët, bizneset, njerëz nga kultura dhe shoqërinë civile, ne po punojmë për të gjetur fusha bashkëpunimi në mes vendeve tona. Unë besoj se njëra nga detyrat tona të para është që popujt tanë të njihen më shumë me njëri-tjetrin. Unë besoj fuqimisht në investimin tek të rinjtë dhe në ndërtimin e urave në mes të rinjve nga të dyja vendet rreth çështjeve që janë me interes të përbashkët si sipërmarrja, turizmi, arsimi, kultura dhe sigurisht sporti dhe aktivitete tjera që i bashkojnë njerëzit.
Telegrafi: Në cilat fusha mund të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet Kosovës dhe Izraelit?
Tamar Ziv: Unë besoj se mund të vendosim një bashkëpunim kuptimplotë në fushat e tregtisë, kujdesit shëndetësor, bujqësisë, ndërmarrësisë, IT-së, arsimit duke përfshirë trashëgiminë hebraike në Kosovë, shkëmbimet kulturore dhe më shumë. Një fushë shtesë e cila është thelbësore për të dyja vendet është ajo e afrimit të diasporës me vendin për të qenë pjesë e rritjes dhe zhvillimit të saj. Izraeli do të jetë i lumtur të ndajë përvojën tonë në këtë fushë. Duke e shikuar vitin e parë shumë intensiv dhe të ngjeshur të marrëdhënieve tona, jam e sigurt se deri në shkurt 2023, në festën e vitit të dytë të marrëdhënieve, do të kemi një listë të gjatë të aktiviteteve, projekteve dhe vizitave të përbashkëta të nivelit të lartë për t’i parë me kënaqësi./Telegrafi/.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje