Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se shpreson të arrijë marrëveshje paqeje me më shumë vende arabe pasi të përfundojë lufta kundër përfaqësuesve iranianë, Hamasit dhe Hezbollahut.
“Një ditë pasi Hamasi nuk e kontrollon më Gazën dhe Hezbollahu nuk gjendet më në kufirin tonë verior, ne po punojmë këto ditë në planet për të stabilizuar këto dy fronte. Por e nesërmja përfshin diçka tjetër me rëndësi të madhe”, citohet të ketë thënë Netanyahu në një fjalim në parlament.
“Unë aspiroj të vazhdoj procesin që drejtova disa vite më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes historike të Abrahamit dhe të arrij paqen me më shumë vende arabe”, ka thënë më tej ai, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Izraeli, sipas marrëveshjeve të vitit 2020 të ndërmjetësuara nga SHBA, normalizoi marrëdhëniet me katër vende arabe – Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Marokun dhe Sudanin.
Që atëherë, Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, ka kërkuar të përfshijë edhe vende të tjera, veçanërisht Arabinë Saudite.
Por Riadi thotë se nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez.
“Këto vende dhe vende të tjera, i shohin qartë goditjet që po u japim atyre që na sulmojnë ne, boshtin iranian të së keqes”, tha ai. “Ata aspirojnë, si ne, për një Lindje të Mesme të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë