Site icon Telegrafi

Izrael: Ylli i Davidit në xhami

Zëdhënësi i policisë izraelite, Mickey Rosenfeld, tha se muri i xhamisë në Fureidis, rajon ky i banuar kryesisht me popullsi arabe është “vizatuar” Ylli i Davidit dhe fjala "mbyllini xhamiat e jo Yeshiva-t", (shkolla Talmudike për hebrenjtë e rinj), raporton agjencia e lajmeve AP.

Përveç kësaj, shtohet se ky grup, ka prerë gomat e disa makinave të parkuara në afërsi të xhamisë, tha Rosenfeld, duke shtuar se krimet janë kryer për motive nacionaliste, transmeton “b92”.

Zëdhënësi shtoi se incidenti më i fundit i një grupi të vogël të ekstremistëve hebrenj, vlerësohet të jetë si shenjë proteste kundër asaj që thonë ata “masave pro-palestineze nga qeveria izraelite”.

Në vitet e fundit, në shënjestër të vandalëve janë gjetur shumë xhami, kisha, dhe madje edhe në bazën e ushtrisë izraelite. Këto incidente u dënuan nga zyrtarët izraelit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version