Ivanka Trump në bisedë për “Business Insider” u ka dhënë këshilla të gjithë njerëzve të cilët dëshirojnë të avancojnë në karrierë.

Ish-manekinia dhe biznesmenia Ivanka Trump në fillim ka theksuar që është e nevojshme të punoni me ngulm në moshën e hershme të jetës, në mënyrë që të gjeni pasionin tuaj në punë të cilën vërtet doni ta bëni, transmeton Telegrafi.


“Pasioni vështirë zbulohet nëpërmjet vetëvlerësimit. Duhet patjetër të keni përvojë – të mësoni në kohë reale dhe nëpërmjet përvojës e cila ju nxit rrahjen e zemrës”, ka thënë e bija e kryetarit amerikan.

Kjo do të thotë që identifikoheni me gjërat të cilat ju interesojnë dhe pastaj të filloni të luftoni për to.

7191141095a6b3deb6968e706439542 w640

“Vetëm dilni dhe bëni gjërat të cilat i doni, ndërkaq ato të cilat vazhdojnë t’ju zgjojnë interesim punoni edhe më shumë”, këshillon Ivanka.

Dhe cili është çelësi i suksesit? Ivanka thotë që filloni të punoni dhe të jepni më të mirën nga vetja.

“Vetëm njerëzit të cilët i kam takuar të cilët janë shumë të suksesshëm në fushën e tyre janë njerëz të cilët janë thellë të pasionuar me punën të cilën e bëjnë çdo ditë”. /Telegrafi/

b1317af2c8e4fbd294f435854c73c74f