Tifozja e Kupës së Botës, Ivana Knoll, pushtoi rrjetet sociale me një postim që bëri së fundmi.
Ivana spikati tribunat e “Katar 2022” me disa shfaqje tërheqëse dhe u quajt nga shumë njerëz si ‘tifozja më e nxehtë e kompeticionit’.
Bukuroshja kroate shpesh vishej provokuese me ngjyrat e flamurit të vendit të saj, pavarësisht se Katari është një vend shumë konservator.
Kjo çoi në 3.6 milionë ndjekës në faqen e 30-vjeçares në Instagram.
Llogaria e ish-Miss Kroacisë vazhdon të rritet falë një sërë fotosh atraktive që shpërndan.
Këtë herë, Ivana ndau në InstaStory disa fotografi e veshur tërheqëse me një fustan të zi.
Më pas, ajo ndau një video të shkurtër duke vënë në fokus këmbët teksa i lëviz në një ‘shtyllë kërcimi’, që duket të ketë qenë në një klub striptizi.
Kroatja vazhdon të lërë përshtypje si në Kupën e Botës, e cila veç ndjekësve u ngacmua me mesazhe edhe nga futbollistë të njohur. /Telegrafi/