LAJMI I FUNDIT:

Ivan Toney rikthehet me gol pas suspendimit për shkak të basteve, festimi i tij i emocionoi të gjithë

Ivan Toney rikthehet me gol pas suspendimit për shkak të basteve, festimi i tij i emocionoi të gjithë

Ivan Toney ka shënuar gol në rikthimin e tij tek ekipi i Brentfordit për herë të parë që tetë muaj dhe atë e festoi duke falenderuar një pjesëtar të familjes.

Toney u rikthye në ekipin e Brentfordit pas suspendimit prej tetë muajsh për thyerje të rregullave për bastëvënie, dënim ky që i përfundoi këtë javë.

Ai u rikthye me stil, duke shënuar gol brenda 20 minutave të para të ndeshjes, për të barazuar rezultatin në 1-1 ndaj Nottingham Forestit.


Toney shënoi nga gjuajtja e lirë nga një distancë prej 20 metrash, duke lënë pa asnjë shans portierin mysafir Matt Turner.

Gjatë momentit të festimit, Toney mori në duar një bluzë nga një anëtar i stafit të Brentfordit, ku thuhej: “Për ty, xha Brian”.

Ani pse nuk ka luajtur që një kohë të gjatë, interesimi i disa klubeve të mëdha evropiane për të siguruar shërbimet e Toney, nuk është zbehur asnjëherë.

Klubet si Chelsea dhe Arsenal kanë shprehur interesim të madh për të marrë nënshkrimin e 27-vjeçarit, i cili edhe vet personalisht ua ka konfirmuar dëshirën drejtuesve të klubit që në një të ardhme të afërt të largohet nga Brentfordi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori