Ivan Cavaleiro u bë lojtari i tretë i Fulhamit në javët e fundit që humb një penallti, pasi ai rrëshqiti kur u përpoq të kthente në lojë skuadrën e tij në ndeshjen kundër Everton.

Fulhami u mposht në shtëpi nga Evertoni me rezultat 2-3 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.


Golat në këtë takim u shënuan nga Bobby Reid dhe Ruben Loftus-Cheek për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Dominic Calvert-Lewin dy herë dhe Abdoulaye Doucoure.

Megjithatë, vendasit ishin të pafat pasi munden shumë herët të ngushtojnë epërsinë në 2-3 dhe të kërkojnë më vonë golin e barazimit.

https://twitter.com/FTTVWORLD/status/1330503926060371971

Cavaleiro ishte lojtari i pafat i ndeshjes, pasi rrëshqiti në momentin e ekzekutimit të penalltisë dhe çoi topin mpi portë duke humbur penalltinë.

Sulmuesi i krahut bëhet lojtari i tretë i Fulhamit që humbet një penallti në javët e fundit, duke e shpallur klubin londinez si të ‘mallkuar’.

Para pushimit ndërkombëtar, përpjekja për ‘panenka’ e Ademola Lookman kundër West Hamit, në sekondat e fundit të lojës, shkoi drejt në duart e portierit kundërshtar Lukasz Fabianski.

Lojtari tjetër është serbi Aleksandar Mitrovic, i cili humbi një penallti vendimtare ndaj Skocisë duke ia humbur mundësinë Serbisë të kualifikohet në Euro 2020.  /Telegrafi/

telegrafi sport app