LAJMI I FUNDIT:

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Ministrja e Islandës për Fëmijë ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi se kishte një fëmijë me një adoleshent më shumë se 30 vjet më parë.

Asthildur Laa Thorsdottir tha në një intervistë për media se ajo kishte filluar një lidhje kur djali ishte 15 vjeç dhe ajo ishte 22-vjeçare.

Më pas ajo lindi fëmijën e tij kur ai ishte 16 vjeç dhe ajo ishte 23.


“Kanë kaluar 36 vjet, shumë gjëra ndryshojnë në atë kohë dhe unë patjetër do t’i kisha trajtuar këto çështje ndryshe sot”, tha 58-vjeçarja për mediat islandeze.

Kryeministrja e Islandës, Kristrun Frostadottir, tha për shtypin se kjo ishte “një çështje serioze”, megjithëse ajo tha se dinte pak, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetës Visir, Frostadottir tha se kishte marrë konfirmimin e historisë vetëm të enjten mbrëma.

Ajo ka thirrur menjëherë ministen në zyrën e saj, ku ka dhënë dorëheqjen.

Frostadottir tha mbrëmë se kur gruaja zbuloi se kishte të bënte me një ministër të qeverisë, ajo kërkoi më shumë informacion, gjë që çoi në zbulimin dhe dorëheqjen.

Ligji i Islandës ndalon marrëdhëniet seksuale ndërmjet mësuesve dhe të miturve që janë të varur financiarisht nga ata.

Pavarësisht dorëheqjes nga pozita e ministres, Thorsdottir ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga posti i saj në parlament. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Princi William në një tank afër kufirit rus - ky është një mesazh i qartë për Rusinë

Princi William në një tank afër kufirit rus - ky është një mesazh i qartë për Rusinë

Evropa
Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Iu zbulua fëmija që kishte patur me një 16-vjeçar, jep dorëheqjen ministrja në Islandë

Botë
Publikohen pamjet e ushtarëve rusë që kalojnë fushën e hapur me skutera elektrikë

Publikohen pamjet e ushtarëve rusë që kalojnë fushën e hapur me skutera elektrikë

Evropa

"Një sulm ndaj Estonisë do të ishte sulm ndaj gjithë NATO-s", vendet baltike përforcojnë mbrojtjen

Evropa
Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Të gjitha vendet e BE-së konfirmojnë mbështetjen për kufijtë e Ukrainës – përveç njërit

Botë
U raportua se SHBA ka një plan sekret për një luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni, vjen reagimi i Trumpit

U raportua se SHBA ka një plan sekret për një luftë me Kinën dhe Musk është në dijeni, vjen reagimi i Trumpit

Amerika
Kalo në kategori