Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra.

Ata vijnë edhe për turizmin detar dhe shërbimet kulturore.


Lushnja është një prej qyteteve ku këto shërbime po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Numri i tyre është rritur ndjeshëm kohët e fundit.

Ata qëndrojnë nga dy javë deri në një muaj dhe gjatë kohës së lirë preferojnë të vizitojnë destinacione turistike në zonë.

Një nga ndalesat e tyre të preferuara është Muzeu Historik në qendër të qytetit.

Gjatë vizitës në këtë atraksion, një grup vizitorësh nga Italia u përball edhe me një surprizë muzikore.

Guidat turistike u prezantojnë italianëve edhe më shumë mundësi dhe destinacione që mund të eksplorojnë në zonën përreth.

Një pjesë e mirë e këtyre vizitorëve kanë zgjedhur të investojnë në Lushnje, duke blerë banesa në zonë. Kjo tendencë ka ndikuar në rritjen e çmimeve të pronave./Tv Klan