Moti i ligë ka kapluar Evropën, ndërsa vendi që më së shumti është goditur është Italia. Derisa ky vend është duke u ballafaquar me përmbysjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm si dhe erërat e forta që vazhdimisht po fryjnë, në Francë raportohet të ketë rënë borë, kurse mot i lig është duke mbretëruar edhe në Kroaci. Ulje të temperaturave dhe rënie të borës gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe në Spanjë.
Numri i viktimave nga moti i lig që dy ditëve të fundit ka goditur Italinë është rritur në nëntë. Ndërsa sot janë regjistruar tri viktima tjera, ku për shkak të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyeshëm humbën jetën, transmeton Telegrafi.
Në qytezën Dimaro në rajonin Trentino-Alto Adige (Tiroli Jugor) në veri të Italisë ka humbur jetën një grua nga përmbysjet, derisa një zjarrfikës dhe një vullnetar janë gjetur të vdekur kur një pemë gjigante ra mbi ata derisa po mundoheshin të shpëtojnë të tjerët në San Martino. Në rajonin e njëjtë Emili Romania, një 63-vjeçar ka humbur jetën kur erërat e forta e përplasën për shkëmbinj derisa po bënte “surf”.
Edhe përkundër faktit që niveli i ujit është rritur në Venedik, raportohet se transporti hekurudhor është duke u zhvilluar pa ndonjë problem për në pjesët tjera të Italisë. Megjithatë në këtë vend, fabrika e xhamit Murano është mbushur e tëra nga uji. Mediat italiane raportojnë se gjashtë rajone kanë ndezur alarmin për shkak të erërave të forta dhe shirave të rrëmbyeshëm, kurse vendet që më së shumti janë prekur janë Lombardia, Veneto, Liguria dhe Abruco.
Në shumë qytete italiane është ndërprerë mësimi përfshirë kështu edhe Romën dhe Napolin. Në periferi të Genoas, gjithashtu janë duke mbretëruar temperaturat e ulëta, kurse erërat dhe uraganët kanë shkatërruar gjithqka para vetes.
Një njësi e ushtrisë italiane në qytetin Trento në veri të vendit, është mobilizuar për t’i ndihmuar banorëve të rajonit të Venetos që gjatë 48 orëve të fundit është goditur nga moti i lig, kurse nesër pritet të zhvillohen operacione të kërkim-shpëtimit në provincën Beluno.
Mediat italiane gjithashtu raportojnë se është angazhuar edhe njësia e mbrojtjes civile nga rajonet e Lombardisë, Markës, Piyemont dhe Emilia-Romania. Thuhet se rreziku vazhdon të jetë prezent dhe ekziston frika për përmbysje tjera në afërsi të lumit Piave, që është në afërsi të Venedikut.
Në anën tjetër, autoritet lokale të Venedikut kanë paralajmëruar se gjendja është duke u përmirësuar në këtë qytet, pasi nesër parashihet të jetë moti më i mirë. Në alpet e rajonit Oveni-Ron-Alp raportohet për rënie të botës, kurse kjo situatë ka krijuar kaos në rrugët në jugperëndim të Lionit.
Në disa fshatra dhe qytete raportohet se afro 40 centimetra arrin trashësia e borës, kurse televizionet lokale tregojnë qindra vetura që kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshjeve të mëdha. Rreth 900 kamionë për plotë 20 orë kanë mbetur të bllokuar, ku shoferët janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur nëpër kabina. Makineritë për pastrimin e borës nëpër rrugë, po bëjnë të pamundurën që të mundësojnë qarkullimin e veturave.
Ndërkaq, meteorologët kanë mohuar thashethemet se nuk i kanë paralajmëruar reshjet, duke u arsyetuar se zonat e prekura nga moti i lig janë paralajmëruar në momentin që gjendja u përkeqësua në Itali dhe në Korzik.
Hiq më mirë nuk ka kaluar as Spanja. Një person raportohet se është zhdukur kur shirat e rrëmbyeshëm shembën shtëpinë e tij. Për shkak të motit të lig mbi 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Menorca dhe në ishujt Balearsk si dhe në Austri.
Në pjesën veriore të Spanjës ka rënë edhe borë, dhe kështu lëvizja e lirë e veturave është vështirësuar. Moti i lig është duke mbretëruar edhe në disa zona të Kroacisë, ku në Crikvenic një lokal është shkatërruar nga erërat e forta. Në orët e vona të martës është rritur niveli i ujit në det në ishullin Hvar, kurse rrugët e qytetit të Rijekës thjesht ishin të mbushura me ujë. Në Split janë shkulur dhjetëra pemë nga erërat e forta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë