Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri, thuhet se është kontaktuar për punën e stolit të Italisë pasi Carlo Ancelotti, Roberto Mancini dhe Max Allegri vendosën ta refuzojnë atë.

Kombëtares së Italisë i nevojitet një taktikant i ri, pasi Giampiero Ventura u shkarkua pasi humbi ndeshjen kualifikues për Kupës së Botës 2018 ndaj Suedisë me rezultat përfundimtar 1-0.


Ancelotti ishte zgjedhja e parë, por sot agjenti dhe ndërmjetësi i tij, Giovanni Branchini deklaroi për Radio Deejay se ish-trajneri i Bayern Munichut do ta refuzojë atë.

Ai nuk është i bindur nga projekti dhe mungesa e reformave në FIGC, së bashku me konfuzionin mbi statusin e Presidentit të Federatës, Carlo Tavecchio.

Sipas mediumit italian Calcionews24.com, emri i fundit i kontaktuar nga FIGC është Ranieri, i cili aktualisht po bën shumë mirë në Ligue 1 me Nantes.

Ranieri është më i famshëm për fitimin e titullit me Leicester Cityn në Ligën Premier duke befasuar të gjithë, por ai ka disa përvoja të këqija me futbollin ndërkombëtar.

GettyImages 531738232 Ranieri bëri histori me Leicester Cityn duke fituar titullin e Ligës Premier në sezonin 2015/16 (Getty Images)

Atij i zgjati vetëm disa muaj puna në stolin e Greqisë në vitin 2014, duke u provuar të ishte një dështim i madh me një pikë nga katër ndeshje.

Ky dështim i tij përfshinte një humbje 1-0 në shtëpi nga kombëtarja inferiore e Ishujve Faroe. /Telegrafi/

telegrafi sport app