LAJMI I FUNDIT:

Italia “hakmerret” ndaj Maqedonisë, dhuron spektakël në Romë  

Italia “hakmerret” ndaj Maqedonisë, dhuron spektakël në Romë  

Italia ka mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 5-2 , në ndeshjen e luajtur në “Olimpico” të Romës në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Euro 2024.

Pjesa e parë kaloi nën dominimin e italianëve, të cilët arritën të shënojnë tre hërë në portën e Stole Dimitrievskit. Fillimisht në minutën e 17-të, Darmian realizoi golin e parë për Italinë, teksa në minutën e 41-të dhe në shtesat, Chiesa realizoi dy gola për epërsi 3:0 të përfaqësueses vendase në pjesën e parë.

Gjithashtu Italia humbi edhe një rast shumë të mirë, kur nga pika e bardhë nuk arriti të shënojë Jorginho, me Dimitrievskin që doli fitimtar në këtë penallti.


Pjesa e dytë nisi më mirë për skuadrën e udhëhequr nga Bllagoja Milevski, pasi Atanasov gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të. Po i njejti futbollist në të 74-t shënoi edhe një gol tjetër nga distanca, duke ngushtuar shifrat e takimit në 3:2 dhe duke sjell panikë te italianët.

Mirëpo të përzgjedhurit e Luciano Spalletit 9-të minuta para fundit të kohës së rregullt realizuan golin e katërt me Raspadorin, duke çuar shifrat e ndeshjes në 4:2. Deri në fund nuk kishte kohë edhe për një gol tjetër, me El Shaarawy që finalizoi rezultatin në 5:2.

Maqedonia e Veriut ndeshjen e radhës dhe të fundit në këtë cikël eliminatorë e luan të hënën me Anglinë në Shkup.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori