Please enter at least 3 characters.

Italia bëhet vendi i gjashtë që ka mbi 100 mijë të viktima shkaku i COVID-19

2021/03/1a40daf5-2e78-4b0b-9c38-820cffce429c.jpg
375:"A Civil Protection member is seen in the hangar where 18 coffins of victims of COVID-19 wait to be transported to Florence by the Italian Army to be cremated on April 7, 2020 in the village of Ponte San Pietro near Bergamo, Italy. Marco Di Lauro/Getty Images A Civil Protection member walks past the coffins of Covid-19 victims in Ponte San Pietro, Italy, on April 7, 2020.
12:"Getty Images

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në Itali arriti në 100 mijë, duke e bërë atë vendin e gjashtë që ka arritur këtë rezultat, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e Ministrisë Italiane të Shëndetësisë treguan se vendi regjistroi edhe 318 vdekje të tjera në 24 orët e fundit, e cila e dërgon totalin gjatë pandemisë në 100,103, raporton cnn.

Kryeministri Mario Draghi kujtoi të hënën se si një vit më parë, më 10 mars, Italia ishte vendi i parë perëndimor që deklaroi një Zonë të Kuqe me masa të forta bllokimi.

Ai tha se vendi po sheh një rritje të numrit të rasteve. Ministria Italiane e Shëndetësisë tha javën e kaluar se varianti britanik ishte duke u përhapur.

Pothuajse 5.5 milionë doza të vaksinave janë dhënë në vend, por Draghi tha se synon të përshpejtojë orarin e vaksinimit. /Telegrafi/