Itali, shkatërrohet rrjeti i kokainës, mes 30 të prangosurve 5 shqiptarë

Në operacion janë sekuestruar 11 kg kokainë dhe një shumë parash prej 46.500 euro. Ndaj 30 personave janë ngritur 24 denoncime, ndërkohë që 17 të tjera janë shpallur në kërkim. Mendohet se grupi kriminal kishte qarkulluar në nivel vjetor mbi 10 milionë euro.
Operacioni i koduar “Faraoni” kishte nisur që në janar të vitit 2011, për një organizatë kriminale shqiptare, e dedikuar për trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës, që tregtoheshin në të gjithë territorin italian, kryesisht në veri-perëndim, por edhe jashtë Italisë, transmeton Shekulli.
Gjykata e Venecias kishte lëshuar urdhër-arresti për shqiptarët: Bashkim Popa, 38 vjeç, Selami Kuqi, 48 vjeç, Ervin Kaja, 30 vjeç, Ermal Shaba, 26 vjeç dhe Arian Sakurti, 36 vjeç.
Në periudhën mes tetorit 2011 dhe korrikut 2012, aktivitetet e hetimit identifikuan “qarkullimin” e grupit. Në këtë periudhë ndodhën intervenime të ndryshme, që përfunduan me sekuestrimin dhe arrestimin e disa qytetarëve shqiptarë, duke përfshirë:
12 tetor 2011 – konfiskuar 51 gram kokainë, një person me origjinë shqiptare i arrestuar;
11 nëntor 2011 – konfiskuar 600 gram kokainë, nën arrest 5 persona me origjinë shqiptare;
25 nëntor 2011 – sekuestruar 1,025 kg kokainë, nën arrest katër persona me origjinë shqiptare;
5 shkurt 2012 – konfiskuar 1.060 kg kokainë, dy shtetas shqiptarë të arrestuar;
24 prill 2012 – konfiskuar 2387 kg kokainë, arrestuar 5 persona me origjinë shqiptare;
18 korrik 2012 – konfiskuar 53 gram kokainë, një person me origjinë shqiptare i arrestuar.
Rruga e trafikut të kokainës
Në periudhën prej korrikut 2012 deri janar 2013, hetimet zbuluan kuadrin strukturor të organizatës kriminale, të kryesuar nga dy shtetas shqiptarë me banim në provincën e Padovës. Dëshmitë shtesë të mbledhura çuan në përshkrimin e “rrugës” së trafikut të kokainës:
Fillimisht droga blihej në Shqipëri dhe Itali, më pas importohej nga Holanda, kalohej me tren nga Franca në Itali. Në qytetin e Padovas përgatitej për tregun italian, shqiptar dhe maqedonas.
Të arrestuarit:
- Bashkim Popa, 38 vjeç, themelues i organizatës kriminale në qytetin e Padovës
- Selami Kuqi, 48 vjeç, arrestim në flagrancë për shitje me pakicë të drogës
- Ervin Kaja, 30 vjeç, arrestim në flagrancë gjatë një tentative për arratisje
- Ermal Shaba, 26 vjeç, tregtues i drogës
- Arian Sakurti, 36 vjeç, tregtues i drogës





















































