LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Numrat për krijimin e qeverisë ekzistojnë, ajo do të krijohet në afatin optimal

Isufi: Numrat për krijimin e qeverisë ekzistojnë, ajo do të krijohet në afatin optimal

“Është e pandershme dhe e palogjikshme ta themi numrin e saktë sepse jemi ende në diskutime me partitë politike”. Kështu ka thënë në emisionin “Imazh” në RTK, Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.

Ai ka thënë se më e rëndësishmja është që të krijohet një qeveri stabile, proceset e të cilës nuk do të arrij t’i bllokoj Lista Serbe.

Isufi i pyetur për numrat e saktë që ka PAN-i për krijimin e Qeverisë me mandatar Haradinajn ka thënë se bazuar edhe në komunikimet e bëra me partitë politike, numrat për krijimin e qeverisë ekzistojnë.


“Ne nuk e themi që kemi as 63 as 66 as 70 as 81 numra sepse mendojmë se duhet një shumicë shqiptare që përcakton krijimin e qeverisë për të mos u varur nga vota që mund të bllokojnë proceset”, tha ai.

Ai ka thënë se do të ketë interesim që përveç PDK, AAK dhe Nisma për Kosovën të fillojnë komunikimin edhe me partitë tjera.

“Komunikimin do ta bëjmë me dy partitë e radhitura si dhe me minoritetet. Ky komunikim do të jetë më intensiv pas certifikimit të rezultateve”, ka thënë ai.

Pastaj, Ahmeti ka shtuar se komunikim do të bëjnë edhe me deputetët, pasi sipas tij, ata e kanë të drejtën që të japin votën sipas vullnetit të tyre.

“Jemi të bindur se qeveria do të krijohet në afatin optimal”, ka thënë Isufi.

Sipas tij, askush nuk do të dëshiroj të mbetet në opozitë dhe se synimi është të krijohet një qeveri stabile.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori