LAJMI I FUNDIT:

Isufi: LDK ka dy poste kryesore, nuk e ka problem ta përkrahë Haradinajn për president

Isufi: LDK ka dy poste kryesore, nuk e ka problem ta përkrahë Haradinajn për president

Në AAK e kanë ndarë mënden sa i përket çështjes së presidentit.

Nënkryetari Ahmet Isufi ka thënë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit se pretendimi i AAK-së për ta kandiduar Ramush Haradinajn për president është i ligjshëm.

“AAK u ka paraprirë proceseve gjithmonë. Edhe në këtë rast në nuk dëshirojmë që Presidenti të përfundojë para kohe mandatin por kurdo që të vjen në tavolinë kjo temë ne i kemi paraprirë proceseve”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Isufi është shprehur optimist se LDK do ta përkrahë kandidaturën e Ramush Haradinajt për postin e presidentit.

”LDK nuk e ka problem ta përkrahë kandidaturën e zotit Haradinaj pasi ajo ka Kryeministrin dhe Kryetaren e parlamentit. Nuk besoj se LDK ka aq shumë apetite sa ta pretendojë edhe presidentin”.

Nënkryetari tjetër i AAK-së Muharrem Nitaj thotë se kjo parti nuk ka pasur marrëveshje me LDK-në për presidentin prandaj e ka propozuar Haradinajn.

Isufi: Nëse hapet tema e Trepçës dhe Ujmanit duhet të ndërpriten bisedimet
Lexo po ashtu Isufi: Nëse hapet tema e Trepçës dhe Ujmanit duhet të ndërpriten bisedimet

“AAK e ka zgjedh kandidatin e vet. Mos pritni ju që deputetët e Aleancës derisa e kanë një kandidatë të tyre në garë ta votojnë ndokënd tjetër”, ka thënë Nitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori