LAJMI I FUNDIT:

Istrefi: Mjekët u përpoqën gjysmë ore të kthejnë në jetë malazezin i cili ishte i ftuar në një tryezë në Prishtinë (Video)

Istrefi: Mjekët u përpoqën gjysmë ore të kthejnë në jetë malazezin i cili ishte i ftuar në një tryezë në Prishtinë (Video)
Aleksandër Dedoviç

Nga Mali i Zi erdhi në Kosovë me ftesë të organizatës “Balkan Forum” për të marrë pjesë në tryezën rajonale ku do të diskutohej për zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet e mundshme të këtyre rezultateve në Kosovë e rajon, por Aleksandër Dedoviç disa orë pasi arriti në Kosovë pësoi një sulm në zemër duke humbur edhe jetën në hotelin që po qëndronte.

Astrit Istrefi, drejtori ekzekutiv i organizatës “Balkan Forum”, tha se përkundër përpjekjeve ekipet mjekësore nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën mysafirit nga Mali i Zi.

“Kanë ardhur dy ekipe mjekësore. Fillimisht teknikët e më pas edhe mjekët. Janë munduar t’i japin ndihmën mjekësore, dhe për këto përpjekje ka dëshmi. Për rreth gjysmë ore janë përpjekur ta kthejnë në jetë Aleksandrin por ka qenë e pamundur”, tha për RTV Dukagjinin, Astrit Istrefi.


Për vdekjen e tij më pas janë lajmëruar edhe familjarët të cilët kanë ardhur në Kosovë, ndërsa trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në mjekësinë ligjore.

“Vdekja është konstatuar brenda hotelit, ndërsa më pas janë kryer të gjitha procedurat ligjore dhe më pas kufoma është dërguar në qendrën mjeko-ligjore në QKUK. Familja është njoftuar menjëherë në kohën kur ka ndërruar jetë Aleksandri”, tregon më tej Astrit Istrefi, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj ngjarje organizata “Balkan Forum” ka anuluar aktivitetin e paraparë ku do të merrte pjesë edhe Aleksandër Dedoviç./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori