LAJMI I FUNDIT:
Peja -1° clearsky_night

Istogu dhe Klina ndër përfituesit e 8 milionë eurove për projekte kapitale

Istogu dhe Klina ndër përfituesit e 8 milionë eurove për projekte kapitale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka nënshkruar marrëveshjet për financimin e projekteve kapitale me kryetarët e 12 komunave përfituese, mes të cilave veçohen edhe Komuna e Istogut dhe ajo e Klinës.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky grant, i cili kap vlerën prej rreth 8 milionë eurosh, synon të mbështesë komunat në projekte që fuqizojnë zhvillimin ekonomik lokal, përmirësojnë gjithpërfshirjen dhe avancojnë digjitalizimin e shërbimeve komunale.

Sipas MAPL-së, kjo skemë financimi është institucionalizuar dhe tani bazohet në ligjin përkatës të votuar në Kuvend, duke garantuar një proces të drejtë dhe transparent për përzgjedhjen e projekteve.