LAJMI I FUNDIT:

Iso-polifonia, kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit

Iso-polifonia, kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë promovoi sot 60-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, duke zgjedhur si foto të ditës pamje të artistëve të Iso-Polifonisë.

“Sot është 60 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. A e dini se iso-polifonia shqiptare, e shpallur një kryevepër e trashëgimisë së njerëzimit, është e mbrojtur nga UNESCO?”, thotë ambasada amerikane.

Ambasada thekson se iso-polifonia është gjithashtu edhe një nga thesaret të cilat Ambasada Amerikane në Tiranë i ka mbështetur nëpërmjet Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara me këtë rast njofton se mirëpret projekt propozime për Fondin e Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore për vitin 2019.