Ismet Munishi flet për prerjen e kurbanit midis stadiumit të Hajvalisë (Foto)

Trajneri Ismet Munishi ka deklaruar se e kanë bërë për t’iu sjell fat në takimet e ardhshme.
“Është e vërtetë, e kemi prerë një kurban. Nuk ka të bëjë kjo për t’ju kthyer fitoreve, por vetëm për të na sjell fat”, shpjegoi për “Zërin” Ismet Munishi.
“E kemi prerë këtë kurban, i cili është një sakrificë, për të na shkuar punët mbarë. Gjithashtu, që të mos na përcjellin lëndimet”, theksoi ish-trajneri i Vushtrrisë, me të cilën ka fituar titullin e kampionit.
Hajvalia të premten pret Gjilanin, ku do të shihet nëse do t’iu sjell me të vërtetë fat kurbani.
PO ASHTU LEXONI: Hajvalia prenë kurban për t’iu kthyer rezultateve pozitive (Foto)

Nga
Telegrafi
08/09/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































