Ismaili: Nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se “as politika, por as menaxhmenti shëndetësor, nuk duhet dhe nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve, të cilët i lënë zyrat dhe dhomat e kontrollit të zbrazëta”.
Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka marrë vendim që të nis një seri takimesh me akterë relevenatë për t’i trajtuar të gjitha rastet.
Ne nuk do të mbrojmë askënd që lë pacientët, qytetarët tanë, pa shërbime cilësore. Dhe, çfarë është më e rëndësishmja, nuk do të lejojmë që disa raste të njollosin punën e mijëra punëtorëve shëndetësor, të cilët me dinjitet dhe vullnet të madh po kontribuojnë në avancimin e reformave që kemi nisur”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i Ismailit:
“Nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve!
Në këto nëntë muaj të qeverisjes, kemi nisur shumë investime në spitalet dhe klinikat tona, të cilat ngadalë po e ndryshojnë gjendjen në sektorin shëndetësor.
Ndalëm avazin e vjetër të blerjes së barnave me çmime shumëfish më të larta, krijuam shërbimin 24 orësh për mjekimin e sëmundjeve të zemrës në Kardiokirurgji, shtuam sallat e operacioneve, jemi duke blerë pajisje të shumta të cilat kanë munguar me vite të tëra, kemi lëshuar Repartin e ri të mjekimit Inteziv etj.
Kemi rritur pagesat për kujdestaritë e profesionistëve shëndetësor dhe jemi duke punuar çdo ditë në Ligjin për paga, që ata më në fund të kenë kushtet që i meritojnë.
Ndërsa tani kemi nisur edhe stabilizimin e furnizmit me barna për institucionet shëndetësore publike, që pacientët të mos kenë nevojë t’i blejnë më ato.
Ngadalë, po e fusim shëndetësinë në binarët e drejtë të një sistemi funksional ku askush nuk do të ndihet i lënë anash.
Por, krahas shtimit të investimeve, përmirësimit të kushteve për personelin mjekësor dhe pacientët, do të shtohen edhe masat për rritjen e disiplinës në punë.
Kjo, në veçanti ndaj papunëtorëve të cilët i shohin spitalet dhe klinikat tona publike si recepsione referuese.
Së fundi, kemi marrë disa ankesa nga qytetarët, të cilat kanë dërguar edhe fotografi dhe video të ndryshme.
Me që qytetarët janë epiqendra e shërbimeve tona për të cilët ne jemi duke e bërë gjithë këto punë, edhe këto ankesa nuk do të kalojnë pa u trajtuar.
Prandaj, unë kam marrë vendim që të nisi një seri takimesh me akterë relevenatë për t’i trajtuar të gjitha rastet.
Nga këto takime do të dalim me një vendim: Ose do të marrim masa ndaj papërgjegjësisë, ose të gjithë ata të cilët e gjejnë veten në atë mes duhet të largohen vet.
As politika, por as menaxhmenti shëndetësor, nuk duhet dhe nuk do të jemi strehë e papunëtorëve dhe të papërgjegjshmëve, të cilët i lënë zyrat dhe dhomat e kontrollit të zbrazëta.
Ne nuk do të mbrojmë askënd që lë pacientët, qytetarët tanë, pa shërbime cilësore.
Dhe, çfarë është më e rëndësishmja, nuk do të lejojmë që disa raste të njollosin punën e mijëra punëtorëve shëndetësor, të cilët me dinjitet dhe vullnet të madh po kontribuojnë në avancimin e reformave që kemi nisur”, ka shkruar Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë