LAJMI I FUNDIT:

​Ismaili: BQK synon rritjen e stabilitetit të sistemit financiar

​Ismaili: BQK synon rritjen e stabilitetit të sistemit financiar

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, mori pjesë në Konferencën e 10-të Vjetore “Bankat Qendrore dhe Bankingu Qendror në një botë shumë komplekse: demonstrimi i përkushtimit dhe ruajtja e besueshmërisë”, organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Komiteti Bretton Woods në Shkup.

Në këtë konferencë të nivelit të lartë morën pjesë guvernatorë, udhëheqës dhe përfaqësues të lartë nga Banka Qendrore Evropiane, Autoriteti Bankar Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, si dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit u diskutuan tema të rëndësishme për sektorin financiar, si rëndësia e pavarësisë së bankave qendrore, politika monetare, stabiliteti dhe mbikëqyrja financiare, kornizat rregullative sipas standardeve të Bazelit, përfshirja financiare dhe roli i bankave qendrore në adresimin e krizave.


Guvernatori Ismaili gjatë fjalimit në panelin me temë “Mësimet e marra nga krizat e fundit dhe pritjet për të ardhmen”, ka folur zhvillimet në sektorin bankar, duke thënë se BQK synon rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit financiar që në raste të sidave të mundshme, të sigurohet përballje me pasoja sa më të vogla për ekonominë dhe sektorin financiar.

Ndryshe, në margjinat e kësaj konference, kreu i BQK-së zhvilloi takime me homologë nga bankat qendrore, përfaqësues të lartë të autoriteteve rregullatore të Bashkimit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Pranvera nuk ka nisur kështu më parë! Volvo me zbritje të çmendur deri në 20,000€!

Ekonomi
Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

Ekonomi
Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Juss – pija që ofroi freski në iftaret e organizuar nga Islamic Relief

Ekonomi
GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Kalo në kategori