LAJMI I FUNDIT:

Islanda e vogël shpreson të mos mbetet vetëm numër

Islanda e vogël shpreson të mos mbetet vetëm numër

Pasi është kualifikuar për herë të parë në finalet e një kampionati të madh, Islanda shpreson që të mos jetë vetëm numër në Kampionatin Evropian në Francë, në qershor. Islanda gjendet në Grupin F dhe është përfaqësuese që mund të bëjë befasi.

Ishull-shteti i vogël me rreth 330 mijë banorë ka dominuar grupin e vet në fushatën eliminatore për “Euro 2016” në pjesën më të madhe, duke kthyer fushën e vet “Laugardalsvollur” në Reykjavik në një fortesë, shkruan Koha Ditore.

Mposhti Turqinë me shifrat 3:0 në ndeshjen e parë, rezultat që pasoi me fitore ndaj Çekisë dhe Holandës. Një tjetër fitore ndaj Holandës në Amsterdam, bëri që bota e futbollit të marrë Islandën seriozisht dhe ishte pranë fitimit të grupit.


Fakte për Islandën

Rezultati më i mirë: kualifikimi në “Euro 2016”
Trajnerë: Lars Lagerback dhe Heimir Halgrimsson
Golashënuesi më i mirë: Eidur Gudjohnsen (25 gola)
Më së tepërmi paraqitje: Runar Kristinsson (104)
Federata e formuar më: 1947
Por nuk fitoi grupin, doli në vend të dytë prapa Çekisë, që ishte mjaftueshëm për të siguruar biletën për në Evropianin në Francë. Në Francë në Grupin F do të jetë me përfaqësuese si Portugalia, Hungaria dhe Austria.

Deri më tash Islanda nuk ia ka frikën askujt. Derisa shumë përfaqësuese do të ishin hezituese të përballeshin me Portugalinë e Austrinë, Islanda do të jetë e lumtur t’u lërë posedimin këtyre përfaqësueseve për pjesën më të madhe të lojës, duke pritur për të bërë ndonjë befasi nga kundërsulmet.

Suksesi i fundit i Islandës nuk është i befasishëm. Për shumë vjet Federata e Futbollit e Islandës ka investuar në trajnerë dhe në infrastrukturë për të mundësuar që lojtarët e rinj të stërviten gjatë gjithë vitit. Islanda ka një përfaqësuese kompakte, të disiplinuar dhe agresive në mbrojtje, ndërsa ka kundërsulme shumë të shpejta.

Me gjithë këtë kualifikim befasues, lojtarët e Islandës janë fizikisht të dobët dhe nganjëherë dinë edhe të bëjnë ndërhyrje të ashpra. Në krye të Islandës është trajneri suedez Lars Lagerback që e ndan postin me Heimir Hallgrimssonin.

Lojtarët e Islandës janë të shpërndarë nëpër Skandinavi dhe në disa skuadra të ligave të forta të Evropës. Me gjithë numrin e vogël të futbollistëve, ka mjaft garë për një vend në formacionin bazë të Islandës. Një titullar i sigurt është mesfushori ofensiv i skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, Swansea City, Gylfi Sigursson.

Po ashtu, në ekip ka vend për rekordmenin e golave Eidur Gudjohnsen. Duke ndihmuar Islandën të dalë nga grupi i vështirë, do të ishte mundësi për një përmbyllje përrallore të karrierës së 37-vjeçarit me përfaqësuese. “Është mirë të ëndërrosh, por ne jemi realisht. Ne duhet të kemi lojë perfekte dhe kundërshtarët të kenë ditë të keqe.

Por ne kemi gjasa kundër çdokujt. Ne kemi dëshmuar se mund të mposhtim çdo skuadër nëse përgatitemi mirë dhe luajmë mirë. E dimë se nuk kemi individualistët më të mirë, por duhet të jemi superiorë në aspekte të tjera. Dhe ne jemi përfaqësuese mjaft e organizuar. Kemi një prej skuadrave më të organizuara”, ka thënë Hallgrimsson.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

Barcelona ka refuzuar nënshkrimin me dy yjet e mëdhenj evropianë

La Liga
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Kalo në kategori